Një operacion masiv antidrogë po kryhet në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, ku jane sekuestruar rreth 2 ton kanabis.
Policia informon se në tre banesa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Gjithashtu në rrugën nacionale Poliçan – Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë.
“Në banesën e parë është gjetur një kamionçinë e ngarkuar plot me thasë me lëndë narkotike.Në banesën e dytë janë gjetur rreth 50 thasë me lëndë narkotike.Në banesën e tretë rreth 15 kg lëndë narkotike.Në rrugën nacionale Skrapar-Bogove rreth 133 thasë me lëndë narkotike. Pesha në total mund të arrijë rreth 2 ton”, informon policia e shtetit.
Policia ka shoqëruar 6 persona, ndersa jane shpallur ne kerkim tre të tjerë. Operacioni vijon.///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion



