360° Gradë -PERSE AMERIKANET NUK E TAKUAN RAMEN ?

0
2677

Diten e djeshme vendi yne eshte vizituar nga një delegacion kongresmenësh amerikanë, kryesuar nga kryetari i komisionit të çështjeve ligjore, Bob Goodlatte ku kanë zhvilluar takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës. Ata janë takuar mëngjesin e të mërkurës me presidentin e Republikës Bujar Nishani, ku në fokus të takimit ka qenë situata politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në kushtet kur partitë politike janë gati për të nisur fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit ndërsa opozita do t’i bojkotojë ato.  Pas takimit me Nishanin, kongresmenët janë takuar për 45 minuta në kryesinë e kuvendit edhe me presidentin e zgjedhur Ilir Meta. Gjatë takimit palët biseduan për zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus të veçantë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, reformën zgjedhore, zbatimin e reformës në drejtësi, rritjen e buxhetit në fushën e mbrotjes në kuadër të NATOs dhe forcimin e sundimit të ligjit.Palët diskutuan edhe për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku vëmendje e veçantë iu kushtua trafikut të lëndëve narkotike dhe kultivimit masiv të drogës në vend. Delegacioni u takua edhe me ministrin e punëve të jashtme Ditmir Bushati, i cili i informoi mbi ecurinë e reformave në vend, kryesisht për reformën në drejtësi. Në orën 17.00 ata u takuan në selinë e PD edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, ku kane diskutuar per situaten politike ne vend dhe zgjidhjet e krizes politike. Por nje gje te ben pershtypje perse kongresmenet nuk jane takuar me kryeministrin Edi Rama. Duke pare diten intensive te tyre qe takuan kreret me te larte te politikes ne vend pyetja qe shtrohet eshte kush ka qene arsyeja qe ata nuk jane pritur nga Rama, si kryeminister I vendit dhe kryetar I partise me te madhe pozitare? Perse valle ata nuk kane ndaluar ne ambientet e kryeministrise per tu njohur dhe nga kryeministri mbi situaten politike ne vend. Valle I ka mjaftuar takimi me ministrin bushati si perfaqesues I qeverise per te njohur dhe qendrimin e qeverise. Dhe pyetja qe shtrohet perse asnje nga mediat ne vend nuk e ka cituar mungesen e ketij takimi te kongresmeneve me kreun e qeverise? Vizita e kongresmenve vjen pak ditë përpara se Tiranën zyrtare pritet ta vizitojë zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad