73 vjetori i themelimit të NATO-s, Xhaçka: Krenar që Shqipëria është pjesë e Aleancës! Sot jemi më të fortë se kurrë

0
66

Dita e sotme shënon 73 vjetorin e themelimit të Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ku 12 shtete nënshkruan marrëveshjen për të krijuar një ushtri të përbashkët, si një kudnërpeshë për Ushtritë Sovjetike.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në këtë 73 vjetor të ANTO-s, shkruan se Shqiëpria është krenare që bën pjesë në këtë Aleancë. Sipas saj, sot NATO është më e fortë se kurrë dhe anëtarët e saj janë më të bashkuar se kurrë përballë sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë si agresioni ilegal rus kundër Ukrainës.

“73 vjet më parë u themelua NATO, #Aleanca më e madhe e të gjitha kohërave. Sot NATO është më e fortë se kurrë dhe anëtarët e saj janë më të bashkuar se kurrë përballë sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë si agresioni ilegal rus kundër Ukrainës. Krenar që Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Por mbi të gjitha, jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës që jep një kontribut që shkon përtej kontributit që supozohet të japë një vend i përmasave të Shqipërisë, qoftë në misionet e NATO, qoftë për garantimin e stabilitetit e sigurisë rajonale”, shkruan Xhaçka.

Zjarr Tv Ad