Komisioneri Publik apelon vendimin e KPK-së për prokuroren Manjola Kajana

0
31

 

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores, kandidate për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion Manjola Kajana.

Sipas Komisionerit, hetimi i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.

“Faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi me 19 korrik konfirmimin në detyrë të prokurores së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Manjola Kajana.

Kajana rezultoi pa probleme në kriterin e pasurisë, në atë të figurës dhe e aftë profesionalisht.

Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen e Kajanas përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

 

Zjarr Tv Ad