E enjte, Gusht 27, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Banorët e Maliqit kundër bashkimit me Korçën: Ramës i është bërë mendja...

Banorët e Maliqit kundër bashkimit me Korçën: Ramës i është bërë mendja resorte dhe kulla

0
11

Banorët e Maliqit kanë dalë në protestë kundër propozimit për riorganizimin e ri territorial, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive në vend, mes tyre edhe Bashkia Maliq.

Sipas propozimit të mazhorancës, Maliqi pritet të bashkohet me Bashkinë e Korçës. Banorët kundërshtojnë këtë ide dhe kërkojnë që Bashkia e Maliqit të vijojë të funksionojë si njësi më vete.

“Ne duam bashkinë këtu. Shërbimet i kemi këtu dhe nuk keni nevojë të bashkohemi me Bashkinë e Korçës”, u shprehën protestuesit.

Banorët kërkuan që për këtë çështje të zhvillohet një referendum dhe që vendimi për të ardhmen e bashkisë të merret nga vetë qytetarët.

“Të bëhet një referendum dhe ta vendosë populli”, ishte një tjetër kërkesë e protestuesve.

Gjatë protestës, disa prej banorëve ngritën edhe akuza ndaj qeverisë, duke pretenduar se qytetarët ndihen të kërcënuar dhe nuk kanë kurajë të shprehin hapur kundërshtimet e tyre.

“Këtu është krijuar një sistem diktature që i kërcënon dhe njerëzit nuk kanë kurajë të dalin”, deklaruan protestuesit.

Ndërsa një tjetër qytetar i Maliqit tha s. “Ramës i është bërë mendja resorte, kulla dhe koncerte dhe i ka harruar hallet e popullit”.

Zjarr Tv Ad