Polcia e tiranës ka arrestuar një qytetar i cili ka tentuar të korruptojë një punonjës të policisë rrugore.
Per ti shpëtuar ndeshkmit ai ka i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Ja njoftimi i plotë i policisë
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie
Gjatë dy javëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 8 drejtues mjetesh per mitëdhënie. Rasti i fundit eshte konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, pasi drejtuesi i mjetit me iniciale Sh. X., 54 vjeç, gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit për shkeljet e verifikuara nga efektivet e Policisë Rrugore, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Në këto kushte, efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Tiranës, është tërësisht e angazhuar për te rritur parametrat e sigurisë rrugore, si dhe për ndëshkuar çdo shkelje e paligjshmeri të parashikuar në Kodin Rrugor Shqiptar dhe aktet e tjera ligjore, duke bashkëpunuar ngushtësisht me qytetarët, të cilët janë dhe aleati më i çmuar i Policisë së Shtetit.




