Një ditë pas dështimit të mbledhjes së KQZ për shkak të kuorumit, ku do të diskutohej kërkesa e partive opozitare për datën 13 tetor si mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve, vjen një reagim nga LSI. përmes një deklarate për shtyp, nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili theksoi se dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin.
Ai tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit.
“Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit. Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste. Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme. Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin. Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor.”, tha Vasili.




