E enjte, Korrik 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet LSI dhe PR dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e...

LSI dhe PR dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit

0
33
Zjarr Televizion Adccccc

Lëvizja Socialiste për Integrim  dhe Partia Republikane dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 13 tetorit të dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Kërkesa e LSI-se  mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm Endri Braimllari  ka datën 3 gusht 2019, ndërsa kërkesa e PR mban firmën  Fatmir Mediut dhe datën 3 gusht 2019.

Sot është afati i fundit i dorëzimit të kërkesës.

Mbledhja e thirrur nga kryetari i KQZ-së të shtunën e 3 gushtit dështoi për shkak se nuk kishte kuorumin. Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari Klement Zguri ndërsa 4 anëtarët e tjerë nuk ishin me pretendimin se ishin me leje vjetore.

Zjarr Tv Ad