Basha publikon denoncimin për Ramën: Hajduti psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin

0
9

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh, sipas të cilit, kryeministri Edi Rama ka bllokuar hetimet për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Në një status në Facebook, Basha shkruan se Rama po vepron njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon.

Statusi i Lulzim Bashës

Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin ai e merr dhe e mban vetëm me krimin. 

Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:

” Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe t’i niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq.”

Zjarr Tv Ad