Prej ditës Presidenti i Republikës ka shpërndarë në rrjetet sociale përjetime nga udhëtimet e tij në Alpet shqiptare por edhe me njerëzit me të cilët është shoqëruar.
Së fundmi, nën tingujt e këngës lapidare “Po ku ka si ti moj Shqipëria ime…” , këngë e cila ilustron ngjitjen e tij në majën e Korabit, Presidenti Ilir Meta i ka përshëndetur këtë mëngjes, qytetarët shqiptarë,
Teksa herë shfaqen bukuritë e alpeve dhe herë udhëtimi I Presidentit me grupin që e shoqëron Meta e ka shoqëruar me shënimin: “Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, ju ftoj të shijoni këto pamje mahnitëse nga ngjitja në majën e Korabit. Krenar për malet tona!”
Mirëmëngjes të dashur miq!Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, ju ftoj të shijoni këto pamje mahnitëse nga ngjitja në majën e Korabit.Krenar për malet tona!🇦🇱👐
Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 30. August 2019




