Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për anulimin e vendimit të marrë në prill nga kjo gjykatë në favor të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.
Në prill Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti. Pas këtij vendimi në muajin Qershor Avokatura e Shtetit njoftoi fillimin e procedurave të ankimimit.
Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit të gjobës.




