Anija “Oriku” shpëton 140 emigrantë nga Siria dhe Afganistani

0
12

Anija “Oriku” dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje.

Në vetëm 3 ditë kanë ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord, gjysma e të cilëve gra e fëmijë që rrezikojnë jetën në ujërat mes Turqisë e Greqisë.

140 emigrantët afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, të ndihmuar nga djemtë e Forcave Detare që janë me mision në detin Egje.

Në bashkëpunim me rojen bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë.

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.

Zjarr Tv Ad