E shtunë, Gusht 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet 21 vite nga 14 shtatori 1998, dita kur sulmohej kryeministria dhe RTSH

21 vite nga 14 shtatori 1998, dita kur sulmohej kryeministria dhe RTSH

0
65

Kanë kaluar 21 vite nga 14 shtatori i vitit 1998, dita kur u sulmua Kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar nga mbështetës të opozitës së asaj kohe dhe ish-presidentit Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Nano. Gjithçka erdhi si revoltë për vrasjen e liderit të lëvizjes studentore Azem Hajdari.

Në një protestë të madhe kundër qeverisë, në rrugët e kryeqytetit shpërthen dhuna. Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.

Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë.
Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.

Imazhet e asaj dite bënë xhiron e botës si një dëshmi e ngjarjeve të rënda.

Zjarr Tv Ad