E premte, Gusht 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Tentuan të trafikonin drogë në Mal të Zi, pranga dy të rinjve

Tentuan të trafikonin drogë në Mal të Zi, pranga dy të rinjve

0
37

Më shumë se një vit e gjysmë pasi tentun të trafikonin drogë, policia ka arrestur dy të rinj të cilët ishin shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit “GREÇA“ u arrestuan shtetasit Rr. P., 23 vjeç dhe M. P., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.

Për këta dy shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Më datë 10.03.2018, dy shtetas nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike (cannabis sativa), armë dhe municione, por pasi janë hasur nga shërbimet policore, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor janë larguar duke i braktisur ato”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në bazë të informacioneve policore mbi personat e dyshuar, për një periudhë 18-mujore ka vazhduar hetimi për mbledhjen dhe sigurimin e provave ligjore për autorësinë e këtij rasti dhe nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore u arrit që të dokumentohet ky rast trafikimi.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar 74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Materialet u referuan në Prokurorinë për Krime të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Zjarr Tv Ad