E premte, Gusht 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kabul, 24 viktima pas sulmit kamikaz në një miting elektoral të Ghanit

Kabul, 24 viktima pas sulmit kamikaz në një miting elektoral të Ghanit

0
17

Të paktën 24 persona u vranë sot pas një sulmi kamikaz në një miting elektoral të kërkuar nga presidenti afgan, Ashraf Ghani në provincën qendrore Parvan, sipas zyrtarëve.

”Të paktën 32 të tjerë u plagosën në incidentin e ndodhur në kryeqytetin e provincës, Charikar”, tha kreu i spitalit publik të krahinës, Qasim Sangin.

Ai shtoi se 11 nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi tha se kamikazi shpërtheu në hyrje të vendit ku do të zhvillohej takimi i Ghani-t.

Rahimi u shpreh se asnjë anëtar i fushatës nuk u dëmtua. Kjo u konfirmua nga një zëdhënëse e guvernatorit të provincës, Wahida Shahkar.

Zgjedhjet presidenciale afgane do të zhvillohen më 28 shtator.

Zjarr Tv Ad