Kryemadhi: Largimi i Malajt për të mbuluar gropën e zezë të Bankës së Shqipërisë

0
50

Menjëherë pas takimit në tryezën e opozitës për lirinë e medias, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli për mediat ku u shpreh se kryeministri Rama po kërkon largimin e vëmendjes së mediave nga fatkeqësia e 26 nëntorit. Kryetarja e LSI-së foli edhe për largimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë. Sipas saj, zëvendësimi i tij me ndonjë kasnec të Ramës, po bëhet për të mbuluar gropën e madhe që është bërë në Bankën e Shqipërisë.

“Largimi i Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë dhe zëvendësimi i tij me ndonjë kasnec të Ramës nuk është gjë tjetër, veçse një lëvizje tjetër politike për të mbuluar gropën e zezë ekonomike që po kalon sot Shqipëria, spostimi i të gjithave fonde e te tjera me radhë, ashtu sikur se mbulimi i mos përballimit të situatës emergjencës civile për sa i përket çështjes së tërmetit të 26 nëntorit”, u shpreh në fjalën e saj Monika Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad