E martë, Tetor 20, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të...

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

0
6

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për zhvillimin e një seance plenare urgjente, në të cilën të diskutohet situata e krijuar pas tetë ditësh protestash të studentëve dhe të rinjve.

Në njoftim, deputetët e PD-së deklarojnë se protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke ngritur shqetësime për qeverisjen, korrupsionin dhe atë që e cilësojnë si braktisje të të rinjve nga qeveria.

Një nga çështjet kryesore të kërkesës është trajtimi i protestuesve nga Policia e Shtetit. Opozita thotë se gjate protestave janë konstatuar raste të përdorimit të tepruar të forcës ndaj studentëve, të miturve, grave dhe vajzave.

Po ashtu PD thotë se janë raportuar dëmtime fizike, përfshirë fraktura, dëmtime në kokë dhe lëndime të tjera, si dhe dëmtime që, sipas saj, lidhen me përdorimin e plumbave të gomës dhe lëndëve kimike.

Njoftimi i grupit te PD

Prej tetë ditësh, studentët dhe të rinjtë shqiptarë vijojnë protestën e tyre kundër arrogancës, keqqeverisjes, korrupsionit qeveritar dhe braktisjes nga ana e Qeverisë, duke artikuluar si kërkesë të vetme largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë këtyre ditëve të protestës, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kemi konstatuar akte të rënda dhune ndaj studentëve dhe të rinjve. Këto akte, të cilat dëshmojnë një përdorim shqetësues dhe të papranueshëm të forcës nga Policia e Shtetit, nuk kanë kursyer as të miturit, gratë dhe vajzat. Si pasojë, janë raportuar dëmtime të rënda fizike, përfshirë fraktura të gjymtyrëve, dëmtime në kokë, lëndime të tjera trupore, si dhe dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i plumbave të gomës dhe i lëndëve kimike.

Përballë kësaj situate të paprecedentë, është veçanërisht shqetësues që Kuvendi i Shqipërisë jo vetëm nuk ka ndërmarrë hapa për të kërkuar llogaridhënie institucionale lidhur me veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve, sipas konstatimeve të bëra gjatë protestave, nuk mbanin mjete identifikimi, por ka anuluar edhe seancën plenare të parashikuar, pa njoftim paraprak dhe pa dhënë një shpjegim të arsyetuar për këtë vendim.

Në këto kushte, duke vlerësuar seriozitetin e situatës dhe nevojën për ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe institucionale të Kuvendit, në mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një seance plenare brenda ditës së sotme ose, në alternativë, ditën e mërkurë, me rend dite të kufizuar në pikën e mëposhtme:

– “Diskutimi mbi protestën e studentëve dhe të rinjve, kërkesën e tyre për largimin e Kryeministrit Edi Rama, si dhe aktet e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj të miturve, studentëve dhe të rinjve”.

Vlerësojmë se Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin institucional të garantojë transparencën, llogaridhënien dhe shqyrtimin parlamentar të kësaj situate, duke bërë të mundur diskutimin e saj në një seancë plenare dhe duke kërkuar përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit të konstatuar.

Duke ju kërkuar të merrni masat e nevojshme për shqyrtimin e kësaj kërkese me urgjencë, në përputhje me Rregulloren e Kuvendi

Zjarr Tv Ad