Gjinushi propozon Ismail Kadarenë për çmimin Nobel

0
54
TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Akademia e Shkencave Shqiptare ka propozuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadaren për çmimin Nobel 2020. Ky propozim, i cili i është drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi, lidhet me një datë të rëndësishme për Kadarenë siç është ditëlindja e tij, ndërkohë që ky propozim është menduar në formën e një dhurate. Kadare feston sot 84 vjetorin e lindjes, ndërsa prej vitesh ka qenë kandidat për Nobelin në Letërsi, por nuk ka mundur ta fitojë.

Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Letërsia e Kadaresë është përkthyer në 45 gjuhë të botës, duke e bërë atë shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave në Shqipëri.
Zjarr Tv Ad