Mbrojtëse metalike te dera e Kryeministrisë dhe kordon përreth, masat e policisë për manifestimin e sotëm

0
56

Sot në orën 17:00 do të zhvillohet manifestimi i thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta, që siç ka thënë, bëhet për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë. Në lidhje me këtë manifest, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e duhura për mbarë-vajtjen e saj. Policia e Tiranës ka nisur të zbatojë masat e saj. Në terren pritet që të zbresin rreth 1000 policë. Gjatë kësaj kohe, Policia Kriminale ka inspektuar zonën. Dera kryesore e Kryeministrisë është mbuluar me material metalik. Policia e ka dhënë lejen për tubim. Policia Rrugore ka nisur të inspektojë zonën përreth.

Po ashtu, edhe ambulanca e të tjera mjete janë në vendngjarje. Autobusët që vijnë nga veriu do të ndalohen tek “Asllan Rusi”, ndërsa autobusët që vijnë nga jugu do të parkohen tek Fakulteti Ekonomik.

Zjarr Tv Ad