E shtunë, Tetor 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Revolta studentore/ Lubonja: Moment që aktorët politikë të reflektojnë dhe të forcohen...

Revolta studentore/ Lubonja: Moment që aktorët politikë të reflektojnë dhe të forcohen kundër Ramës

0
13

Analisti Fatos Lubonja, në një prononcim për News24 teksa ka nisur protesta kombëtare në Tiranë, është shprehur se situata aktuale kërkon reflektim nga Partia Demokratike dhe të gjithë aktorët politikë që kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Lubonjës, opozita duhet të gjejë mënyrën më të mirë për të rritur pjesëmarrjen në protestë dhe për të siguruar mbështetjen më të madhe të mundshme në zgjedhjet e ardhshme, nëse kryeministri vijon të refuzojë largimin nga pushteti.

“Ky është një moment që duhet të reflektojnë të gjithë. PD-ja dhe të gjithë aktorët e tjerë politikë që kërkojnë dorëzimin e kësaj qeverie, për të gjetur zgjidhjen optimale se si të arrihet numri më i madh i njerëzve në protestë dhe si të arrihet numri më i madh i votuesve në zgjedhjet që mund të vijnë”, u shpreh Lubonja.

Analisti tha se, sipas tij, Rama ka ndërmend të qëndrojë në pushtet, duke e cilësuar këtë si një gabim si për kryeministrin dhe partinë e tij, ashtu edhe për Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad