Një fëmijë vetëm 12 ditësh i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Minsitria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur përmes një postimi në facebook se ndërhyrja ishte delikate, por që për fat të mirë ka përfunduar me sukses të plotë dhe Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë.
“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë. Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë”, shkruan Manastirliu.



