E rëndë:/ Ish-bashkëshorti i merr vajzën e mitur, vetëhelmohet 37-vjeçarja në Sarandë, niset me helikopter drejt Tiranës

0
87

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një 37-vjeçare është vetëhelmuar me qëllim vetëflijimi.

Gruaja me profesion ekonomiste në qytetin bregdetar, e ka ndërmarrë këtë akt të rëndë pasi nuk e ka përballuar dot ikjen e vajzës së saj 12 vjeçe në Itali.

Në fakt ka qenë ish-bashkëshorti ai që e ka marrë vajzën e vogël, pasi me vendim gjykate i është dhënë atij e drejta e kujdestarisë. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e ndarjes së çiftit dhe cilat baza gjykata ka vendosur t’ja japë babait kujdestarinë.

Ngjarja ka  ka ndodhur në lagjen nr.4 ndërsa 37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Zjarr Tv Ad