Gjashtë persona jetojnë me 100 mijë lekë, kryefamiljari në Kurbin:”Fëmija lindi në çadër! Jemi të rrënuar…”

0
89

Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinë e tij. Deri para një jave ai ka jetuar në çadër, madje fëmija i tretë ka lindur pikërisht aty duke qenë një nga historitë e vështira të periudhës së pas tërmetit.

Duke qenë me fëmijë të vegjël Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënë çadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.

Gjatë bisedës me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur. Por më pas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanë klasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtim megjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet. Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë

Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.

Këlliçi: Eduart, sa veta jeni? Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër. Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu? Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë. Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?

Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj  dita-ditës. Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu? Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.

Këlliçi: Edhe si të klasifikuan? Qytetari: Pastaj kur ka  dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet. Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë? Qytetari: Asnjë lloj gjëje!

Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare? Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë! Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi? Qytetari: Asnjë gjë!

Belindi: Sa fëmijë ke? Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh. Këlliçi: 6 muajsh?! Qytetari: 6 muajsh! Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër? Qytetari: Në çadër, ne çadër! Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?

Qytetari: Po! Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni? Qytetari: Unë jam invalid. Marr një  kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra). Belindi: Vetë i gjashtë? Qytetari; Vetë i gjashtë! Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër? Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

Zjarr Tv Ad