Ish-deputeti i PD, Endri Hasa ka reaguar për ndëshkimin e Arbitrazhit për qeverinë shqiptare, e cila duhet ti paguajë 44 milionë euro kompanisë greke se i ndërpreu punimet e autostradës Tiranë-Elbasan. Në një shkrim në Facebook, Hasa e lidh këtë cështje me qytetarët e dëmtuar nga tërmeti.
“Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duhet ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndertoi rrugën.
Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin”, shkruan Bego.
Shkrimi i plotë: Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës.Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duh et ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndertoi rrugën.
Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin. 44 milionë dollarët duhet ti paguajë Edi Rama dhe banda e tij dhe jo shqiptarët.
Banda e hajdutëve duhet të largohet sa më parë dhe të përgjigjet për çdo qindarkë që i ka vjedhur shqipëtarëve. #kryeministeriskaduar

Kujtojmë se Edmond Bego, pronari i shoqërisë “Inerte Express”, që akuzohet se është i lidhur me qeverinë dhe mori 10 milionë euro për të përfunduar autostradën Tiranë-Elbasan ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se ka bashkëpunuar me kompaninë greke për inerte




