E diel, Prill 19, 2026
Ballina Aktualitet Mbeten të larta shifrat në Kosovë, shtatë të vdekur dhe 92 raste...

Mbeten të larta shifrat në Kosovë, shtatë të vdekur dhe 92 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

0
21

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë vdêkje dhe 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ku vihet re një ulje e lehtë e infektimeve.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Me këtë shifër, numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 e 119, me gjithsej 563 raste të vdêkjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHP’ja ka bërë me dije se që nga dje janë shëruar 115 pacientë.

“Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdêkjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010“, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

Zjarr Tv Ad