E diel, Gusht 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Numër rekord personash të shëruar nga Covid 19, Manastirliu nxiton të japë...

Numër rekord personash të shëruar nga Covid 19, Manastirliu nxiton të japë lajmin

0
68

Shqipëria vijon luftën kundër pandemisë COVID-19. Ditët e fundit krahas viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19, është rritur dhe numri i qytetarëve të shëruar.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo e cilqa ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 qytetarë që kanë mposhtur virusin.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”,-shkruan Manastirliu, ndërkohë që ende nuk dihet numri i rasteve të reja, apo i atyre që kanë humbur jetën në të dy spitalet Covid.

Është bërë taktitë tashmë që është vetë Ministrja që njofton numrin e personave të shëruar në vend, ndërkohë që numrat prej disa ditësh janë të lartë, duke kaluar atë të infektimeve ditore.

Zjarr Tv Ad