LAJM I FUNDIT/ Humb jetën një i dënuar me Covid, autoritetet në alarm

0
108

Një person, i cili vuante dënimin në burgun e Drenovës ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Për shkak të numrit shumë të madh të të infektuarve mes të dënuarve, tashmë burgu i shënkollit do të kthehet në spital Covid.

Mësohet se janë afro 40 të dënuar nga burgje të ndryshme në vend, që janë pozitiv momentalisht me Covid 19, ndërsa rasti i sotëm është i pari sa i takon jetëve të humbura nga infektimet brenda burgjeve.

Një nga burgjet që ka pasur një numër të madh të infektuarish është pikërisht ai i Drenovës, ndërkohë që situata duket mjaft serioze, dhe për këtë shkak është menduar hapja e një spitali të ri Covid, posaçërisht për të dënuarit.

Çfarë ndodhi në burgun e Drenovës:

Mësohet se infektimi i të burgosurve është bërë nga personat që janë arrestuar dhe janë burgosur ditët e fundit. Vatra e parë u zbulua nga një 73-vjeçar i cili vuan ende dënimin në burgun e Drenovës. Pas ekzaminimeve dhe kryerjes së tamponit ai ka rezultuar pozitiv. Por më pas ka rezultuar i infektuar nga Covid-19 edhe i biri që ndodhet në të njëjtën qeli me të moshuarin.

Më tej i janë nënshtruar testit të dënuarit e tjerë, të cilët dyshoheshin se kanë qenë kontakte të tyre ku 6 prej tyre rezultuan pozitiv ndërsa infeksioni vazhdoi të përhapej duke rezultuar pozitivë edhe 2 të tjerë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitiv edhe 2 të tjerë, një prej tyre është një gardian i cili sapo është kthyer nga plazhi.Bëhet e ditur se edhe familjarët e tij kanë rezultuar pozitiv për virusin e ri, ndërkohë që ata ndodhen të vetkarantinuar në banesën e tyre. Mësohet se deri tani numri i të infektuarve brenda këtij burgu ka shkuar në 10 raste.

Zjarr Tv Ad