E hënë, Gusht 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kosovari vret gruan në sy të dy fëmijëve të mitur ne Gjermani

Kosovari vret gruan në sy të dy fëmijëve të mitur ne Gjermani

0
147
Zjarr Televizion Adccccc

Gjykata e Qarkut në Landau të Gjermanisë e ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin 32-vjeçar nga Kosova.

Sipas trupit gjykues Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe) nënën e fëmijëve të tij 7 e 9, vjeç  me tre të shtëna.

Ajo ndodhej e ulur në ulësen e pasme të makinës dhe si motiv për ngjarjen e ndodhur është marrë xhelozia.

Policia e kishte gjetur trupin e viktimës gjatë një kontrolli në trafik në qytetin e Mindfeld dhe i dyshuari ishte kapur duke dalë nga vetura me armë në dorë.

I pandehuri tashmë është dënuar me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane ku më parë kishte edhe precedente të tjera penale. Ai kishte qenë i dënuar për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje, Për këto vepra penale ai ishte dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.

Zjarr Tv Ad