Ndryshimet në qeverinë Rama/ Voton Kuvendi, miratohen Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi si ministra të rinj

0
80

Deputetët e Kuvendit kanë miratuar shkarkimin e Olta Xhackës si ministre e Mbrojtjes dhe emërimin si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme me 94 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim.

Ndërsa për emërimi i Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes u miratua me 94 vota pro, 3 kundër, 2 abstenim.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i nisi një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mbledhjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, kërkesë kjo është pranuar nga kryeparlamentari, i cili vendosi që të mbajë mbledhjen në orën 17:00 për miratimin e ndryshimeve të fundit në qeveri.

Kujtojmë se seanca e parë e vitit 2021 e Parlamentit ishte parashikuar të mbahej më 18 janar, por ndryshimet në qeveri bënë që mbledhja e parë e Kuvendit për vitin 2021 të bëhej më 4 janar.

Në nenin 98 të Kushtetutës thuhet se dekretet e presidentit për shkarkim dhe emërim ministrash votohen nga Kuvendi brenda 10 ditëve.

Më 31 dhjetor kreu i shtetit firmosi ndryshimet në qeverinë Rama me kërkesën e kryeministrit për kalimin e Olta Xhaçkës nga Ministre e Mbrojtjes, në ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe riktheu Niko Peleshin si drejtues të dikasterit të mbrojtjes.

 

 

Zjarr Tv Ad