Albana Fico sqaron infektimin e Piperos pas vaksinimit: Si krijohen antitrupat dhe kur jemi …

0
89

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, foli në një lidhje me “Skype” për Neës24 ,mbi infektimit e mjekut infeksionist, Pëllumb Piperi. Fico u shpreh se njeriu është i mbrojtur , kur i ka marrë të dyja dozat e vaksinës.Trupi i njeriut nis të krijojë antritrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, dhe është i mbrojtur nga virusi një javë pas dozës së dytë.

“Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”, është shprehur ndër të tjera Fico.

Zjarr Tv Ad