Tensionet para zgjedhjeve, Agron Duka: Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti

0
64

Kreu i PAA-së, Agron Duka thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar incidenteve të njëpasnjëshme parazgjedhore që kulmuan ditën e sotme. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Duka shkruan se çdo kandidat dhe forcë politike duhet të dënojë publikisht çdo tensionim.

“Eleminimi i çdo tensionimi partiak – duhet të jetë detyrimi ynë më i madh ndaj shqiptarëve. Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese.

Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim.  Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë.  Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, shkruan Duka

Zjarr Tv Ad