Frrok Çupi, paralajmëron se opozita po kërkon që të djegë vendin. I ftuar në emisionin “Breaking”, Çupi u shpreh se fakti që opozita nuk pranon humbjen, është jo komunizëm, por primitivizëm.
Sipas Çupit, këto zgjedhje janë njohur, përshëndetur dhe admiruar nga aleatët e mëdhenj.
“Këta thonë “ta djegim vendin se nuk fitova unë’”, nuk lëviz kreu i PD sepse thotë “kam dëgjuar kam marrë vesh se mi paskan vjedhur zgjedhjet”, Kjo është jo komunizëm, por primitivizëm, këto janë kodet e hamurabit. Në këtë vend fitoi shumica normale. Po lëmë prapa inatet, urrejtjet, komunizmin.
Këto zgjedhje janë njohur, përshëndetur dhe admiruar nga aleatët e mëdhenj. Ka qenë një përkujdesje e madhe e SHBA ndaj këtyre zgjedhje. E njëjta gjë edhe nga BE. Një pjesë e lidërshipit në Shqipëri, nuk e duan influencën amerikane në Shqipëri. Duke nisur nga presidenti. Ka influence të treta në Shqipëri, ka influence të Rusisë, që bëjnë të kemi një opozitë të dobët.”, – u shpreh Çupi.




