Frrok Çupi, ka paraqitur në Komisionin Hetimor Parlamentar, një kërkesë në lidhje me akuzën e Presidentit.
Çupi kërkon nga Komisioni që ‘Presidenti i Republikës të paraqesë prova mbi veprimtarinë time që sipas tij është “agjenturore në shërbim të Serbisë”. Por nëse nuk paraqet prova- shkruan gazetari, – atëherë ‘kërkesa ime të administrohet si një kallëzim për shpifje’ ndaj Presidentit të Republikës.
Gazetari shkruan se në këtë mënyrë, ‘Presidenti i Republikës është përfshirë publikisht në akuza personale, aq më tepër kur sajon dhe shtrembëron të vërtetën’. Ai thekson se slumi i Presidentit ndaj tij kryhet ‘për shkak të profesionit tim si gazetar’ dhe se Presidenti akuzon këdo dhe çdo opinion që nuk i vjen për shtat.
Po në këtë shkresë drejtuar Komisionit Hetimor Parlamentar, gazetari Çupi deklaron se pas akuzave të Presidentit, ndjehet ‘i pasigurt për jetën e tij dhe të familjes’ dhe kërkon mbrojtje nga shteti. “Tashmë nuk jam në gjendje që i vetëm të mbrohem nga njerëzit afër Metës, nga ‘nacionalistët’ e shtyrë prej tij, nga elementë të tjerë kirminalë ose të dobët mendërisht që frymëzohen lehtë nga fjalët e presidentit për vepra të dhnunshme’.




