Kreu i departamentit të Mjedisit në PD,Abi Malltezi ka denoncuar në rrjetin social Facebook se nëse qeveria do të ishte serioze me bregdetin do të merrej me ndërhyrjet të cilat prekin vijen bregdetare të cilat sjellin pasoja afatgjatë për ekologjinë.
Postimi i plotë
Nëse Qeveria do ishte serioze me bregdetin do prishte ato ndërhyrje që (1) dëmtojnë me shumë vijën bregdetare, (2) kanë pasoja me të mëdha per ekologjike e zonës, dhe (3) dëmtojnë afatgjatë dinamikën e brigjeve.
Ndaj ndërtimet në tokë pranë bregdetit janë demtim i mjedisit, por kurrkund në krahasim me ndërhyrjet BRENDA në det ose në liqen.
Foto e parë është ngë ndërtimet e dhjetera pontileve ne det (veper penale!) dhe nuk mjafton pontili por edhe lokal majë pontilit!
Thuhet që e ben bodigardi i Ramës. Ligji qenka i ndryshëm për persona të ndryshëm? Pse nuk fillon urgjentisht me heqjen e pontileve që dëmtojne dinamiken e brigjeve? Fotot e tjera janë nga kafshimi i Liqenit të Shkodrës!
Janë futë tu mush Liqenin rreth 50-60 ml me inerte. Me sy rreth 3-4 mijë m3 inerte janë hedhe në pasqyrën e Liqenit.
Ku shteti? Ku Rama? Ku fasada? Ku inspektoriatet? Ku dallimi mes partise dhe shtetit? 🤮
Operacioni i fundit eshte perpjekje e Edi Rames per te grabit toka dhe jo perpjekje per te shpetuar mjedisin apo vijen bregdetare.





