Pasi situata është në përmirësim nga pandemia në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë mori vendimin që të ndërpriste kontratën me 1 mijë mjekë specializantë.
Kontrata u ndërpre me 1000 mjekëve specializantë në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.
Mirëpo, mjekët të cilët janë hequr tani nga puna, kanë hapur një peticion pasi vendimin e marrë e quajnë si të paligjshëm.
Gjithashtu, ata kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë veprimet e tyre, nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimi.





