E shtunë, Shtator 19, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ngjarje e rëndë në Tiranë! Burri vret gruan me thikë

Ngjarje e rëndë në Tiranë! Burri vret gruan me thikë

0
17

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Tiranë. 69-vjeçari Hysni Patushi ka vrarë me thikë gruan e tij Lumturi Patushi në banesë.

“Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të SPAK-ut.

Mësohet se në krimi ndodhi në sy të nipit të mitur të çiftit të bashkëshortëve dhe dhëndrit të tyre.

Zjarr Tv Ad