Një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, janë vënë në pranga pasi kanë marrë një , një shumë parash për të kryer operacionin e një djali. Policia njofton se u bë ndalimi i shtetasve: S. M., 34-vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45-vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë. Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se u ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.
Të dy këta persona akuzohen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.




