E shtunë, Prill 11, 2026
Ballina Aktualitet Urbani del nga rruga pranë “Stacionit të Trenit” në Tiranë, lëndohen dy...

Urbani del nga rruga pranë “Stacionit të Trenit” në Tiranë, lëndohen dy pasagjere (Video)

0
105

Një urban ka dalë nga rruga në Tiranë, pranë ish-stacionit të Trenit, dhe për pasojë janë lënduar lehtë sipas policisë dy pasagjerë. Siç edhe shihet në videon e mëposhtme, urbani ka qenë i mbushur me pasagjerë, të cilët kanë zbritur me shpejtësi pas përplasjes së mjetit.

Njoftimi i policisë:

Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad