E shtunë, Shtator 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Aksident në Tiranë, urbani përplaset me një automjet te rruga “Bardhyl”

Aksident në Tiranë, urbani përplaset me një automjet te rruga “Bardhyl”

0
11

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, është përplasur me një urban.

Pas përplasjes, urbani ka goditur edhe një motor që ishte i parkuar në anë të rrugës.

Përplasja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.

Zjarr Tv Ad