Sekretari i Përgjithshëm i PD-së thirrje Ramës: Largohu, nuk mbahet pushteti me dhunë

Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, duke folur për mediat nga sheshi i protestës, u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë sot të gjithë një mesazh: Edi Rama largohu!.

 Sipas tij, kryeministri nuk mund ta mbajë pushtetin me dhunë kundër vullnetit të shqiptarëve. Ai deklaroi se Partia Deokratike është në mbështetje të studnetëve dhe kauzës së tyre.

T”ë gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh dhe ne si demokratë e përcjellim sot këtu, studentët që janë atje. Ka vetëm një mesazh: Edi Rama largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë.
Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet më. Me dhunë policore e kanë tentuar edhe diktatorë të tjerë dhe ti e di secili është fundi. Ndaj edhe kjo është motoja mbi bazën e të cilës është thirrur kjo protestë e dytë kombëtare e PD, për të qenë në sinkron të studentëve, për t’i mbështetur studentët.
Kërkesat e tyre duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet.
PD ka qenë dhe është dhe do të vazhdojë t’i mbështesë kërkesat e studentëve dhe studentët në protestën e tyre. Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën, tashmë protesta do të vijojë tek studentët atje tek sheshi ku ata nisën betejën.
“, tha ai.

Read more

Local News