E mërkurë, Gusht 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Bota Përmbytjet në Gjermani/ Çahet toka, shkon në 103 numri i viktimave…

Përmbytjet në Gjermani/ Çahet toka, shkon në 103 numri i viktimave…

0
287
Zjarr Televizion Adccccc

103 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Gjermani. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar mbështetje të plotë për familjet e viktimave.

Sipas liderëve politikë, kushtet ekstreme atmosferike janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë fenomenet ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni të vetëm me ngrohjen globale, është e ndërlikuar.

Shumë rrugë e vendbanime janë përmbytur dhe nga pamjet e publikuara në rrjet, shihet se një gropë gjigande është  hapur në Erftstadt-Blessemm.

Edhe Belgjika ka raportuar të paktën 12 të vdekur, pas motit ekstrem që ka goditur vendin. Probleme raportohen dhe në Holandë e Luksenburg.

 

Zjarr Tv Ad