E mërkurë, Korrik 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME “Jeni ndër të vetmit politikanë në botë që jepni shpirtin për dhurimin...

“Jeni ndër të vetmit politikanë në botë që jepni shpirtin për dhurimin e gjakut”, Presidenti Meta vlerësohet me titulline lartë

0
130
Zjarr Televizion Adccccc

Presidenti Ilir Meta u vlerësua me “Urdhrin për Merita Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut” nga Federata Ndërkombëtare e Organizatave të Dhuruesve të Gjakut.

Në ceremoninë e zhvilluar pasditen e sotme në Presidencë, ishte i pranishëm Presidenti i IFBDO, z.Gian Franco Massaro i cili u shpreh se kreu i shtetit shqiptar është një ndër politikanët e vetëm në botë që jep shpirtin për kauzën e dhurimit të gjakut.

Massaro tha se po mendohet që vitin e ardhshëm, Federata Ndërkombëtare e Organizatave të Dhurimit të Gjakut ta zhvillojnë mbledhjen e radhës në Shqipëri.

“President Ilir Meta, ju jeni ndër të vetmit politikanë në botë, që jepni shpirtin për kauzën e dhurimit të gjakut dhe unë mbas këtij takimi do shpërndaj shembullin tuaj unik në përfaqësuesit e institucioneve në të gjithë botën. Për këtë arsye ne po mendojmë që vitin e ardhshëm të organizojmë pikërisht në Shqipëri mbledhjen e radhës së Federata Ndërkombëtare e Organizatave të Dhuruesve të Gjakut (IFBDO). Presidenti Meta përveçse është një dhurues vullnetar periodik i gjakut është një shembull unik në botë, në radhët e politikanëve. Për këtë arsye por edhe për shumë të tjera kemi vendosur në unanimitet të nderojmë Presidentin Meta me “Urdhrin për Merita Ndërkombëtare të Gjakut”, tha Massaro.

Zjarr Tv Ad