Unë jam ambasadorja e Amerikës, me mua është Xhaçka dhe Rama/ Yuri Kim që pa gdhirë me Kryeministrin në Rinas, vijnë afganë të tjerë…

0
748

Rreth 150 shtetas të tjerë afganë, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pas mesante. Për t’i pritur, prezente ka qenë diplomatja e SHBA Yuri Kim, Ministrja Olta Xhaçka dhe Kryeministri Edi Rama.

Sapo ata kanë mbërritur në Rinas, Kim është ngjitur vetë në kabinën e avionit dhe është prezantuar si ambasadorja e SHBA në Shqipëri, e më pas u ka thënë civilëve afganë, se bashkë me të ishte dhe Xhaçka e Rama.

“Mirëmëngjes pa u gdhirë, dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Zjarr Tv Ad