Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe i cili aktualisht është deputet i partisë Socialiste, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të grurit dhe të plehrave kimike.
Me anë të një statusi në rrjetin e tij social facebook, Braçe ka shkruar se tregu i grurit po dominohet në mënyrë të dhunshme nga një grup personash të cilët koordinohen me njëri tjetrin.
Më tej deputeti i PS, tha se këta produkte ishin jetike për prodhimin vendas duke shtuar se rritja e këtyre produkteve ulte interesin për prodhimin e grurit nëpër fushat e vendit.
Postimi i Plotë nga Erion Braçe
KJO ISHTE FUSHA E TERBUFIT KETE #VERE!
#GRURI YNE ESHTE KY!
Deri ne sezonin e #2020 kemi prodhuar ketu e jo vetem 237 mije tone #grure.
Gruri po behet jetik tani kur prodhimi ne tregjet e medha eshte kufizuar dhe i shtrenjte, ndaj tani jam i shqetesuar;
Kur jemi vetem 30 dite larg nga afati i mjelljeve per grure, siperfaqet e punuara e mbjella deri tani me grure ne Terbuf e Muzeqe pergjithesisht, jane te pakta, asfare ne trendin e dy viteve te fundit, por mbi te gjitha shume larg nevojes ndikuar nga kriza e ketij viti.
Sapo mbyllem paisjen me nafte te mbi 2500 familjeve bujqesore qe kishin aplikuar per #NAFTENFALAS;
Kemi hequr keshtu nje pjese te madhe te kostos;
Por cmimet e plehrave kimike jane dy dhe trefishuar, caktuar, njoftuar e aplikuar nga karteli i plehrave kimike:
Dap-i nga 5200 l/kv shkoi 7500 l/kv,
Ure-ja ishte 3400 l/kv shkoi 6500 l/kv, Superfosfati ishte 1400 l/kv shkoi 2500 l/kv, Nitrati ishte 2800 l/kv shkoi 5600 l/kv;
Do ishin edhe 20% me te shtrenjta nese qeveria nuk do kishte hequr #TVSH per to;
Nderkohe, karteli i importuesve te grurit, prodhimit dhe tregetimit te miellit, ne menyre te koordinuar e te dhunshme, grumbullojne grurin e ketij viti me vetem 33 l/kg.
KESHTU VRITET INTERESI EKONOMIK PER PRODHIMIN E GRURIT NE FUSHAT TONA!
Keshtu ndodh kur farerat, plehrat, importi i grurit, GRUMBULLIMI I GRURIT, prodhimit te miellit, tregetimit te miellit per buke, dominohen nga nje ndermarrje e vetme, nga nje oligark ne nje treg ku sjellja e koordinuar eshte teresisht e hetuar, analizuar, provuar, gjykuar!
Clirimi i tregjeve nga keta, eshte jetik per bujqit dhe qytetaret qe konsumojne ne kete vend!




