Flamur Noka zbulon deputetin tjetër që i doli kundër Bashës në mbledhje: Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe askush s’ka forcë ta ndalojë

0
211

Deputeti demnokrat Flamur Noka ka zbuluar detaje nga mbledhja e ditës së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai tha se së bashku me deputetin tjetër Tomott Alizoti i kishin kërkuar Bashës një zgjoidhje për PD-në, pasi sipas tyre, kjo parti është në krizë të thellë. Përsa i përket mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, Noka u shpreh se së shpejti Berisha do të zbulojë edhe datën, teksa shtoi se askush nuk ka forcë të ndalojë mbledhjen e këtij Kuvendi.

Ajo që ndodhi sot në mbledhje ishte tendenca për të vazhduar diskutimet e rutinës, ndërkohë që PD është në krizë të thellë. Kryetarit iu tha nga unë dhe zoti Alizoti që kjo parti është në krizë dhe kërkohet zgjidhje për këtë parti. Kjo është ajo që u kërkua nga disa deputetë.

Berisha e ka bërë me dije se shumë shpejt do të mblidhemi për të vendosur për datën. Kuvendi do të mblidhet dhe do të mblidhet për të diskutuar statutin për të dhënë zgjidhje dhe forcë PD-së. Kuvendi do të mblidhet dhe askush nuk ka forcë të ndalojë mbledhjen e këtij Kuvendi.”, tha Noka.

Zjarr Tv Ad