A do të shkarkohet Basha të shtunën? Bledi Koka tregon prapaskenat e Kuvendit Kombëtar të PD

0
155

Gazetari Bledi Koka, në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë disa detaje për Kuvendin e Partisë Demokratike, të datës 11 dhjetor, thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha.

Koka tha se Kuvendi do të mbahet në stadiumin “Air Albania”. Aty do të diskutohen ndryshime statutore dhe më pas Kuvendi do të kulmojë me shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Vendi ku do të zhvillohet Kuvendi është Stadiumi “Air Albania”. Ndryshe nga Kuvendet që ka zhvilluar Basha dhe pretendonte se kishte shtatë mijë vetë, por që nuk mjaftonte Salla e Pallatit të Kongreseve.

Vetëm të depozituar në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, janë 4200 firma, por mund të shkojnë mbi 5 mijë.

Ideja duhet të jetë te transparenca e mandateve.

Më pas do të kalohet tek pikat për të cilën është thirrur Kuvendi.

Rishikimi i strukturave dhe besoj do të kulojmë me shkarkimin e zotit Basha. Kjo do të jetë pjesa kulmore e Kuvendit”, deklaroi Koka.

Zjarr Tv Ad