Kuvendi i rithemelimit leksion demokracie, Baçi: Basha s’është më kryetar, s’ka fuqi…

0
27

Deputeti demokrat Luan Baçi, ka komentuar Kuvendin Kombëtar të ditës së sotme, ku u vendos dhe shkarkimit të Kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një intervistë për Ora Neës, Baçi tha se sot ishte një ditë historike, ndërsa ka shtuar se Kuvendi i ditës së sotme ishte një leksion demokracie jo vetëm për PD por për të gjithë partitë politike.

Luan Baçi: Ishte do të historike për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Për herë të parë mblidhet një Kuvend I jashtëzakonshëm që e thirret nga anëtarësia. Nga ana e transparencës dhe mënyrës së si u procedua ishte një leksion demokracie për të gjitha partitë Demokratike dhe jo vetëm, por edhe për të gjitha partitë politike. Moti nuk i pengoi delegatët të ishin pjestarë të këtij Kuvendi. Kuvendi rezultoi mëse i suksesshëm, jo vetëm që realizoi pritshmëritë tona por i tejkaloi ato. Kjo jo si rezultat i atyre që e organizuan por kjo ishte për meritë të demokratëve që ishin të përgjegjshëm. Jam i surprizuar nga mënyra se si e menaxhuan delegatët këtë Kuvend të jashtëzakonshme.

Ndër të tjera ai tha se pas vendimit që mori sot Kuvendi Basha nuk është më kryetar i PD dhe sipas tij ky i fundit nuk ka fuqi të marrë më asnjë vendim.

Zjarr Tv Ad