Harper: George Soros do shkatërrimin, qëllimi të përçajë shtetet dhe njerëzit

0
97

I pranishëm në Foltoren e Floridës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ishte edhe sekretari organizativ i Bindjeve Patriotike në Amerikë, Blake Harper.

Harper theksoi se George Soros do shkatërrimin, duke shtuar se qëllimi i Soros është përçarja e shteteve dhe e njerëzve.

“Ne e dimë se Soros ka agjendë shkatërrimin. George Soros ka shumë mbështetës. Soros ka hyrë në strukturat e shoqërisë amerikane, ne kemi nga Soros filozofi markisiste këtu në Amerikë, janë dy grupe këtu në Amerikë që financohen nga filantropi.

Këto grupe përpiqen të ndajnë njerëzit, që të shkatërrojë shtetet e të marrin kontrollin dhe pushtetet. Soros me anë të organizatave të tij kërkon të ndajë shtetin tonë. George Soros do që të fitojë fuqi dhe kontroll, financon sherifët dhe zyrtarë të tjerë. Ne jemi si grup që punojmë bashkë dhe do fuqizojmë përherë të djathtën”, deklaroi Harper.

Zjarr Tv Ad