Që nga ora 08:00 ka nisur votimi për referendumin e PD, për shkarkimin ose jo të kreut të PD, Luzlim Basha.
E teksa bëhen rreth tre orë nga nisja e votimit dhe nëse në disa qendra kemi parë radhë për të votuar, nuk po ndodh e njëjta gjë në Lazarat.
Deri më tani nuk ka shkuar asnjë demokrat dhe kutiat vijojnë të jenë bosh, duket se anëtarët e PD në Lazarat nuk janë shumë të interesuar për këtë proces.




