Sekretari për Organizimin Dixhital në PD, Endri Hasa, ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një fotomontazh, ku jashtë selisë së PD-së janë vendosur ushtarë dhe tanke, ndërsa shkruan se kjo është Partia Demokratike në mendjen e Berishës, një bunker ndaj SHBA-ve. Sipas tij, Berishës adezivi iu duk blind dhe banerat iu dukën dyer të blinduara.
“Partia Demokratike në mendjen e Sali Berishës është bunkeri kundër SHBA. Prandaj janë sulur të dëshpëruar duke shpërndarë gjithçfarë pamjesh interneti, te cilat i pergënjeshtruan po vete pa dashje live. Tashmë adezivi u duk blind, banerat dyer te blinduara per te mos folur per stilolapsat pistoleta, snaipera, komando e marinsa.
Shenja dëshpërimi të thellë, pas fakteve të zbuluara sot se si eshtë manipuluat pseudoreferendumi i degës 8 dhe qe fakton se as 10% e demorkatëve nuk e mbështesin me hallin e Sali Berishes”, shkruan Hasa.





